Prizrenit së shpejti do t’i shtohet një produkt i ri turistik

26 shtator 2019 | 16:29

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se kësaj komune së shpejti do t’i shtohet edhe një produkt i ri turistik që i përket turizmit malor dhe aventurier.

Kjo komunë ka theksuar se punimet për ndërtimin e shtegut “Via Ferrata” kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe projekti pritet të jetë i gatshëm gjatë muajit tetor të këtij viti.

“Deri më tani kanë përfunduar punimet në rreth 300 metra, nga i gjithë shtegu që është paraparë të jetë me gjatësi deri në 500 metra. Përveç shtegut të ‘Via Ferrata’ për ngjitje malore, parashihet edhe ndërtimi i urës tibetiane mbi lumin e Lumbardhit që mundëson qasjen nga rruga për në shteg. Ky projekt po realizohet në partneritet mes Komunës së Prizrenit, PPSE Program Swisscontact dhe ShB ‘Sharri’, si dhe në bashkëpunim me klubin e ngjitjes ‘Marimangat’”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit kundër Lazios, Samir Handanoviq, ka thënë se është…