Profesorët universitarë i reagojnë Matoshit për disa udhëzime

25 nëntor 2019 | 19:27

Profesorët e gjeodezisë të Universitetit të Prishtinës, dr. Përparim Ameti, dr. Bashkim Idrizi, dr. Ismail Kabashi, dr. Ymer Kuka, kanë reaguar sot ashpër pas gjashtë udhëzimeve administrative nga fusha e kadastrës që më 15.11.2019 ka nënshkruar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Sipas tyre, këto vendime që ka nënshkruar ministri në dorëheqje janë në kundërshtim me ligjin dhe janë të dëmshme për mjedisin dhe planifikimin hapësinor. Ata, në një reagim të përbashkët, kanë thënë se pas publikimit të këtyre udhëzimeve, të cilët i kanë shtjelluar, janë befasuar me përmbajtjen e tyre.

“Të njëjtët kanë përmbajtje në kundërshtim me ligjin dhe janë shumë të dëmshëm për fushën përkatëse. Ngutia e ministrit, që t’i nënshkruajë këto marrëveshje në fund të mandatit, por dhe përmbajtja e tyre mund të konsiderohen si vendime që mund të kenë për qëllim targetimin e grupeve klienteliste dhe për përfitime individuale të palëve të caktuara.

Zbatimi i këtyre udhëzimeve administrative do të këtë pasoja shumë të mëdha dhe të pariparueshme për çështjet pronësore-juridike-kadastrale në Kosovë. Këto udhëzime janë hartuar pa konsulta të nevojshme dhe nuk janë në dobi të qeverisë, komunave dhe popullatës, andaj urgjentisht kërkojmë tërheqjen e këtyre”, kanë bërë thirrje profesorët universitarë dr. Përparim Ameti, dr. Bashkim Idrizi, dr. Ismail Kabashi, dr. Ymer Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Fiorentines, Franck Ribery ka deklaruar se është i…