Profesori amerikan: Raporti i DASh-it për Kosovën është shqetësues, qeveria kishte premtuar se do ta luftojë korrupsionin

23 mars 2023 | 16:43

Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben – Meir e ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ben – Meir ka thënë se të dhënat e publikuara në raportin për Kosovën janë shqetësuese.

Po ashtu, ai ka përmendur premtimet e qeverisë për ta luftuar korrupsionin, duke thënë se megjithatë, duket që Kosova po përballet me korrupsion serioz qeveritar.

“Raporti vjetor i DASh-it për të drejtat e njeriut tregon të dhëna shqetësuese për Kosovën. Edhe pse qeveria e re ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, sipas raportit, Kosova po përballet me korrupsion të rëndë qeveritar dhe mosndëshkim”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për…