Profesori slloven: Është e pamundur të presësh që Lajçaku të jetë i besueshëm për shqiptarët

21 maj 2020 | 11:14

Analisti dhe profesori slloven i gjeopolitikës, Laris Geiser, deklaroi se Bashkimi Evropian, duke emëruar Mirosllav Lajçakun përfaqësues special, por edhe Josep Borrellin shef të diplomacisë evropiane, mori vendimin për ta “qëlluar veten në të dy gjunjët” dhe përkuljen ndaj Shteteve të Bashkuara. “Të dy përfaqësojnë një mjedis politik që kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe është e pamundur të presësh që Lajçak të jetë gjithnjë i besueshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës. Kjo vetëm garanton që Uashingtoni do t’i marrë gjërat në duart e veta dhe kriza politike në vazhdim është dëshmi e gjithë asaj.”, vlerësoi ai për portalin Kosovo Online.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Olhanense i janë drejtuar për ndihmë Cristiano Ronaldos…