Profesori universitar: Aplikoni në Gjeodezi, edhe Gjermania ka nevojë për gjeodetë
Profesori universitar, Perparim Ahmeti u ka bërë thirrje maturantëve të aplikojnë në drejtimin e Gjeodezisë. Shefi i Katedres, i ka informuar aplkuesit se nëse studioni gjeodezinë, vetëm 20% e përmbajtjes, ka të bëjë me kadastër, mexha e matje nëpër rrugë.
Pjesa tjetër e programit është inovative e cila përmban matjet nga hapësira..GPS, UAV, Drone, navigim pozicionim, inqizime fotografike dhe multispektrale nga largësia (Satelitët).
Postimi i plotë i Ahmetit:
Ende ka vende të lira në UP për të studiuar gjeodezinë.
Nëse studioni gjeodezinë, vetëm 20% e përmbajtjes, ka të bëjë me kadastër, mexha e matje nëpër rrugë. Pjesa tjetër e programit është inovative e cila përmban matjet nga hapësira..GPS, UAV, Drone, navigim pozicionim, inqizime fotografike dhe multispektrale nga largësia (Satelitët).
Dhjetëra ish-studentë tanë janë punësuar në Gjermani dhe ende ka kërkesa nga tregu Gjerman për profesionin e gjeodetit.
Qeveria qëndrore në kushtë normale ka nevojë për të paktën 50 inxhinierë të profilit GIS, menaxhim tokave, çështje pronësore….
Aplikoni edhe në konkursin e dytë në Shtator. !



