Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës

12 mars 2019 | 15:11

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me krerët e Kaçanikut dhe Ferizajt.

Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan në frymën e mbështetjes së projekteve lokale nga MIT, që kanë për synim financimin e projekteve lokale që shkojnë përtej mundësive buxhetore të komunave.

Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve. Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë.

Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre.

Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, ka kërkuar nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes.

Dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në…