Projekti i binjakëzimit kontribuues për fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të reformave për integrim

11 qershor 2019 | 17:22

Në konferencën përmbyllëse të projektit të binjakëzimit, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar lartë projektin i cili për gjatë dy viteve të asistencës ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike në adresimin e kërkesave që dalin nga procesi i Stabilizim Asociimit për Kosovën.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe ministri Mahir Yagcilar, ambasadori gjerman Christian Heldt, menaxhmenti i Projektit të binjakëzimit dhe përfaqësues të lartë të shtetit.

“Projekti i BE-së është në përputhje të plotë me projeksionet qeveritare për reformimin e administratës publike”, ka thënë ministrja Hoxha, duke vënë theks në ngritjen e kapaciteteve institucionale në përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së. “Falë kësaj përkrahje, ne do të kemi plane veprimi dhe pasqyrë të qartë sa i përket përafrimit tonë me Acquis të BE-së që do të vazhdojnë të jenë të dobishme për tetët fushat përkatëse edhe pas përfundimit të projektit”, ka thënë ministrja Hoxha, e cila ka falënderuar BE-në dhe shtetet mike, Gjermaninë, Poloninë dhe Kroacinë për kontributin e tyre dhënë për Kosovën.

Projekti i binjakëzimit ka zgjatur 25 muaj dhe ministrja Hoxha ka dhënë vlerësime për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për procesin e gjatë dhe kompleks të reformave për integrim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë…