Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj publikon fotografi me flamur të ShBA-ve

19 gusht 2018 | 12:10

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e tij, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, përmes së cilës jep mesazh se po qëndron në ShBA.

Dorëheqja e Elez Blakaj thuhet se ka ardhur si shkak i kërcënimit që ka pasur, pasi ai ishte caktuar si prokuror për hetimin e verifikimit të listës së veteranëve të UÇK-së.

Kurse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar për gazetën “Epoka e re” se kjo çështje mbetet për t’u sqaruar dhe janë tjera organe ato që konstatojnë në rast se ka pasur kërcënime apo jo.

“Ne jemi më shumë se kurrë të fokusuar në fuqizimin e shtetit ligjor dhe është absolutisht e papranueshme që zyrtarët e institucioneve që zbatojnë ligjin, për shkak të punës së tyre të kërcënohen nga kushdo qoftë. Natyrisht e tërë kjo çështje mbetet për t’u sqaruar dhe janë tjera organe ato që konstatojnë në rast se ka pasur kërcënime apo jo, por mesazhi që unë kam përçuar dhe që i qëndroj plotësisht është se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të duhej dhe nuk mund të shpresojë se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj do të bien pre e presionit, kërcënimit apo shantazhit. Qytetarët presin me të drejtë që të kenë besim në punën e institucioneve të drejtësisë dhe ky besim për asnjë çast nuk mund të cenohet nga askush”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e…