Prokuroria e Ferizajt ndalon katër persona

13 shkurt 2020 | 15:21

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, nga neni 311 paragrafi 5, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka diskutuar të enjten me zyrtarët komunalë të Drenasit…