Prokuroria flet për vrasjen e 18 vjeçarit: Pas një përleshje u godit me një shkop, dy të mitur në paraburgim

20 janar 2024 | 22:13

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vdekjes tragjike të të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah brutalisht para disa ditëve.

Prokuroria thotë se dy të mitur dyshohen për sulmin ndaj tij, të cilët tashmë gjenden në paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tenativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.

Lulzim Fejzullahu kishte lëndime të rënda në tru, të cilave nuk arriti t’iu mbijetonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bedri Islami Botuar në DITA Në historinë politike të…