Prokuroria paralajmëron masa të ashpra për ruajtjen e votës nga “vjedhësit”

23 gusht 2019 | 14:35

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 000 persona të Kosovës janë përballur me ligjin, për vjedhje të votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore.

Njëzetenjë prej tyre janë dënuar me burg, 42 kanë marrë dënime me gjobë, derisa 1171 persona të tjerë, kanë marrë dënime me kusht.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), thonë se nuk kanë të dhëna të sakta për zgjedhjet para vitit 2014, sidomos për zgjedhjet e vitit 2010, ku ndodhën vjedhjet më të mëdha të votave që nga mbarim i luftës.

Përmes një përgjigje me shkrim për “Radion Evropa e Lirë”, KGJK-ja ka sqaruar se çfarë dënime janë shqiptuar deri më tani për personat që kanë vjedhur vota.

“Dënimi me i vogël është me tre muaj burgim, kurse dënimi me i madh me 6 muaj burgim. 1800 euro është vlera më e lartë e paguar si gjobë nga të dënuarit, ndërsa gjoba më e vogël është 150 euro”, thuhet në përgjigje.

Kodi Penal i Kosovës parasheh veprat penale për çdo kënd që dëmton procesin e votimit, për të cilat vepra dënimi është deri në pesë vjet burgim.

Prokurorja Laura Pula, që është edhe koordinatore nacionale për zgjedhje, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se që nga dita kur presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve, do ta angazhohen maksimalisht në ruajtjen e votës së qytetarëve.

“Sipas Kodit Penal, veprat penale parashihen që nga data kur fillon fushata e deri në ditën e numërimit të votave dhe janë të përfshira diku 11 vepra penale që kanë të bëjnë me të drejtën e votimit. Kështu që njëjtë do të jemi aktivë sikurse në zgjedhjet e kaluara, me qëllimin e vetëm që ta mbrojmë votën e lirë të qytetarit”, ka thënë Pula.

Organizatat që merren me monitorimin e zgjedhjeve, por edhe të proceseve gjyqësore, vlerësojnë se proceset zgjedhore në Kosovë që nga pas lufta janë dëmtuar nga partitë politike dhe militantët e tyre.

Deri më sot në Kosovë askush është dënuar me kaq vite burgim për vjedhje të votës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/vjedhja-e-votave-/30125368.html

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka…