Prokuroria pranon raportin e autopsisë së Marigona Osmanit

08 tetor 2021 | 16:52

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin e autopsisë së 18-vjeçares Marigona Osmanit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Megjithatë, prokuroria ka thënë se për shkak të procesit të hetimeve nuk mund të japin detaje për publikun.

Familjarët e viktimës më herët janë deklaruar se kanë gjetur shenja të rënda dhune në trupin e saj.

Xhaxhai i Marigonës, Remzi Osmani, ka thënë se kufoma kishte shenja në fytyrë, dukej e rrahur e dhunuar dhe me shenja edhe në gjunjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Fifi, ka pasur pak probleme shëndetësore në Big…