Prokuroria Themelore në Gjilan vazhdon takimet e hapura me qytetarë

04 shtator 2018 | 11:23

Prokuroria Themelore në Gjilan po vazhdon të mbajë takimet e hapura me qytetarët, të cilët shprehin interes që të takohen me kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Jetish Maloku.

Prokuroria Themelore në Gjilan rregullisht çdo të hënë, nga ora 10:00 – 12:00, ka të caktuar takime të hapura me qytetarë, të cilat mbahen në zyrën e kryeprokurorit, ku të gjithë të interesuarit drejtpërdrejtë nga kryeprokurori i kësaj prokurorie apo zëvendësi i tij, kanë mundësi që të informohen për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes.

Ashtu si ditëve të tjera, edhe në takimet e së hënës, kishte interesim të madh nga qytetarët, të cilët kishin interes që të takoheshin me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Gjilan, si institucion i pavarur dhe i paanshëm, me qëllim që të fuqizojë bashkëpunimin në mes të sistemit prokurorial dhe publikut, çdo javë vazhdon që të zhvillojë takimet e hapura me qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë vetëm gjatë muajit gusht 2018 ka…