Pronari i makinës Haas: Mercedesi e ka ‘vrarë’ këtë sport

02 mars 2021 | 17:05

Prej vitesh jemi mësuar që në majën e Formula 1 ta shohim makinën Mercedes, që ka triumfuar në të gjitha sezonet, qëkur u aplikua motori hibrid.

Gene Haas, pronari i makinës Haas në Formula 1, në një intervistë për “racer.com”, u shpreh se ky dominim i makinës gjermane e ka shkatërruar këtë sport, që prej vitesh ka humbur bukurinë e rivalitetin në pistë.

“Për mua, Mercedesi e ka ‘vrarë’ apo shkatërruar këtë sport. Mercedesi ka një potencial të madh, duke dominuar në Formula 1. Për pasojë, asnjë nuk dëshiron të vijë për të parë një garë apo të ulet në TV, pasi dihet pa nisur gara se kush është fituesi. Kjo gjë e ka bërë sportin tonë të mërzitshëm për publikun”, ka thënë Haas, që është kundër këtij dominimi që ka nisur prej vitit 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas fillimit të procedurës penale…