Propozimi: Mjekët, policët dhe zjarrfikësit shpërblehen me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm

27 mars 2020 | 16:34

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar  një pako emergjente që pret të aprovohet nga qeveria.

Në këtë pako hyjnë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.

“Stafi mjekësor, policëve, si dhe zjarrfikësve.
Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nëpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, ka deklaruar Bislimi sot, në një konferencë për media ku shpalosi në tërësi propozimin e tij.

Kurse, për t’u ekzekutuar, ky propozim duhet të votohet në mbledhjen e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Neuer mund të largohet nga Bayern Munich për t’u…