Protesta e 8 janarit, Berisha sot në Prokurori

13 janar 2022 | 10:30

Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar.

Ish lideri demokrat do të merret në pyetje këtë të enjte së bashku me Flamur Nokën. Ndërsa nesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi mesditën e 8 janarit dhe mbështetësit e tij dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm. Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesnin Bashën. I pari ishte deputeti Xhelal Mziu.

Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu. Mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se…