Protestë brenda Kuvendit, komuniteti LGBT ndërpret mbledhjen e Komisionit për të drejtat e njeriut

07 shkurt 2024 | 11:25

Përfaqësues nga komuniteti LGBT kanë ndërprerë të mërkurën mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Derisa ka filluar mbledhja, përfaqësuesit e këtij komuniteti që kanë qenë prezent në këtë mbledhje kanë filluar protestën.

Ata kanë filluar t’i godasin me duar tavolinat dhe të iu bijën pipave.

Pika e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte gjendje aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili është…