Protestojnë pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës

01 mars 2021 | 11:51

Një protestë është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Të unifromuar janë duke protestuar pjesëtarë të shumtë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) kanë deklaruar se sindikata nuk ka mbajtur premtimin që ShKK-ja të përfshihet në shtesat mbi pagën bazë sipas Ligjit për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19.

Zëvendëskryetari i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues të Kosovës, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Do të protestojmë deri në realizmin e të drejtave tona dhe deri në plotësimin e kërkesave që kemi”, ka thënë ai.

Protestuesit janë parë të pajisur me armë e uniforma derisa po protestonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…