Protestojnë punëtorët e “Ferronikel”-it, kërkojnë të rikthehen në vendin e punës

23 nëntor 2021 | 13:31

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit kanë protestuar të martën para Qeverisë së Kosovës.

“Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, kanë qenë disa nga pankartat që mbanin në duar punëtorët e “Ferronikel”-it.

Ata janë duke protestuar për herë të dytë për të kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës, pasi që ata mbetën pa punë prej 8 tetorit kur edhe është ndalur prodhimi në këtë fabrikë.

Vlen të përmendet se puna në “Ferronikel” është ndalur për shkak të krizës energjetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea sonte është nikoqir i Juventusit në derbin që luhet…