PSD-ja gjobitet sërish, s’e lajmëruan protestën kundër marrëveshjes së Ohrit

14 prill 2023 | 16:43

Partisë Socialdemokrate (PSD) i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

Lajmin e ka bërë me dije të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në “Facebook”. Rrusta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

“Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftuar, publikuar, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofruar skenarët e protestave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenuar prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza ndaj…