PSD-ja i kërkon përgjegjësi PDK-së për publikimin e fotografisë nga Brovina

20 maj 2019 | 11:57

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet formimi i tribunalit special për krimet e Serbisë në Kosovë, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se publikimi i fotografive nga ana e Flora Brovinës nuk duhet të kalojë në heshtje.

Ai ka thënë se PDK-ja duhet të japë përgjegjësi ose të distancohet nga veprimi i Brovinës dhe të kërkojë dorëheqjen e saj

“Ajo çka ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë është me e trajtuar sikur asgjë s’ka ndodhë në seancën e fundit është papërgjegjësi etike politike e morale. Insistimi i kryetarit të Kuvendit, dhe PDK-së me vazhduar sikur s’ka ndodhë asgjë, e dëmton pikërisht nismën për të cilën po flasim”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se në këtë ngjarje janë dy opsione, ose është përgjegjësi individuale e Flora Brovinës, ose e grupit parlamentar të PDK-së.

“Këtu ka dy rrugë, ose është përgjegjësi e Flora Brovinës, e dimë kontributin e saj por duhet të japë përgjegjësi, ose është përgjegjësi e grupit parlamentar që se ka menaxhuar mirë deputetë, dëgjova që kjo fotografi është paraqitur edhe para disa viteve, atëherë është përgjegjësi edhe e juaja”, ka thënë Molliqaj.

“Propozimet e mia janë dy, e para është ose PDK-ja vetë, ose Flora Brovina vetë duhet të japin përgjegjësi. S’kam pretendime që është bë me qëllime të caktuar, por dëmi tashmë është bërë dhe dikush duhet të përgjigjet”, ka thënë Molliqaj.

Ai, po ashtu, ka folur edhe për ftesën e të parit të LDK-së, Isa Mustafës, për të biseduar me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë.

“PSD-ja i fton nëse duan ta rrëzojnë Qeverinë, ejani ta bëjmë strategjinë se kjo brenda një viti rrëzohet”, ka thënë Molliqaj. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të debateve të ndryshme për shënimin e 25…