PSD-ja me aksion para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik: ‘Punëtori grevon, pushteti ndëshkon’

31 tetor 2023 | 16:09

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të martën një aksion simbolik para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në përkrahje të minatorëve të “Trepçës” që janë në grevë.

Aktivistë të kësaj partie kanë ngjitur një baner në objektin e kësaj ministrie me mbishkrimin: “Punëtori grevon, pushtetit ndëshkon”.

Lisjan Perolli, aktivist i PSD-së, ka thënë se gjuha e vetme e përdorur nga qeveria për minatorët grevistë është ajo e ndëshkimit.

Ai ka thënë se pavarësisht premtimeve të kryeministrit Albin Kurti për investime milionëshe në këtë ndërmarrje, aty nuk është bërë asnjë investim. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të martën në…