Vuçiqi, presidentes së KE-së: Njohja e Kosovës s’është çështje për Serbinë

31 tetor 2023 | 16:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të martën në Beograd shefen e Komisionit Evropian (KE), Ursula von Der Leyen.

Vuçiq ka thënë se përgjatë takimit, von Der Leyen ka thënë gjërat e njëjta që kanë thënë Macroni, Scholzi dhe Meloni në takimet e Brukselit.

Vuçiqi pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë s’mund të bëjë kundër Kushtetutës së saj.

“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”.

Ai ka theksuar se për Serbinë, pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – Asociacionin, nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e drejtuar nga Agim Shanini…