PSD-ja thotë se deputetët e pushtetit nuk guxojnë ta çelin gojën për asgjë

14 mars 2024 | 16:11

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar deputetët e pozitës që e kanë lëshuar sot sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth kontratave njëburimore.

“Pushteti ‘anti-korrupsion’ e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderët njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave. Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë veç me propagandë videosh në ‘Facebook’ e ‘Tik-Tok’. 60 deputetë, e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti në verë mund…