Pse frikësohen nga “çlirimtari pa maskë”?

02 maj 2021 | 21:53

Shkruan: Petrit Gashi
“… Ata që ngritën gishtat për themelim të gjykatave nje etnike ku maltretohen vetëm shqiptaret janë vet faqja e zezë e historisë, ajo faqe që gjithmonë do të mbetet e errëta e një periudhë fitimtare…”

Në mëngjesin e hershëm ende pa zbardhur dita ishin nisur forcat e EULEX-it drejtë shtëpisë së “Çlirimtarit pa Maskë” e zërit të UÇK-së z.Jakup Krasniqi. Në shikim të parë këto forca, për ne që e kemi përjetuar luftën ngjajnë në fillimin e ofensivave serbe që në mëngjeset e hershme sulmonin bazat e UÇK-së. Kjo mendësi e cila si duket është marrë model nga Serbia për të ndjekur veprimtaret e devotshëm të UÇK-së nuk është asgjë tjetër pos edhe një tentim-përulje e luftës së drejtë dhe Lirisë së qytetareve të Kosovës të ndërtuara mbi tri shkronjat e arta.

Baci Jakup, “çlirimtari pa maskë” para, gjatë dhe pas luftës ishte dhe mbetet i pamposhtur, dhe faji i tij i vetëm është se asnjëherë nuk pranoje një gjykatë raciste siç ishte Gjykata Speciale. Përndjekjet dhe maltretimet e tij nuk janë të reja, ai është kalitur me dekada nga lloj lloj poushtusish të cilën nuk e donin Lirinë dhe Pavarësinë e këtij vendi.
Edhe Forcat serbe, edhe UNMIK-u, Edhe Gjykata e Hagës, edhe EULEX-i e besa edhe Gjykata Speciale frikësohen nga “Çlirimtari pa maskë” sepse e dinë fare mire pastërtinë e luftës së tij të drejtë, të këmbëngulësisë e të veprimtarisë së tij për çlirim të vendit. Prandaj nga frika në mënyre tinëzarë bastisin, maltretojne dhe e ndajnë nga familja Jakup Krasniqin, zërin e UÇK-së, Ministrin, Kryeparlamentarin e Zëdhënësin e UÇK-së, sepse frikësohen se vetëm një komunikim i vogël me popullin do e mobilizojë përsëri për të drejtën e tij dhe vlerat kombëtarë.

Ata që ngritën gishtat për themelim të gjykatave nje etnike ku maltretohen vetëm shqiptaret janë vet faqja e zezë e historisë, ajo faqe që gjithmonë do të mbetet e errëta e një periudhë fitimtare.
Baci Jakup jam i bindur se nga sot do të dal me i fortë, sepse rrënjët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e forcojnë edhe me tej çdo çlirimtar të saj. Çlirimtari pa Maskë dalëngadalë po i heq maskat e Evropës së padrejtë dhe e bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë.

Qëndro i fortë baci Jakup dhe dil faqebardhe edhe nga kjo betejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar…