“Pse ke pranuar të flesh me Ganinë kur je e martuar”, Linda Halimi i përgjigjet pyetjes së sikletshme në BBVK

08 dhjetor 2023 | 15:20

Një pyetje nga Santiana drejtuar Lindës ka shkaktuar diskutime dhe ka detyruar banoren të sqarojë një nga veprimet e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Santiana e pyeti Lindën për arsyen se pse kishte pranuar të flejë në të njëjtin shtrat me Ganinë, duke pasur parasysh se ajo është e martuar.

Në përgjigjen e saj, Linda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe ka treguar motivet që e shtynë të merrte atë vendim.

“S’e kam puthur, se kam prekur, ka qenë shtrati i madh dhe kam pranuar për shkak të sfidës së buxhetit”, ka thënë Linda.

Ajo ka bërë të qartë se ka ruajtur distancën dhe ka respektuar marrëdhënien e saj, por ka pranuar ofertën për të marrë pjesë në sfidën e buxhetit që i është ofruar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova.

Ky koment ka hapur debat në grupin e banorëve mbi rastet kur të tjerët kanë ndarë shtratin me njëri-tjetrin në kushte të ngjashme.

Sqarimi i Lindës u prit me reagime të ndryshme nga banorët e tjerë, disa duke e kuptuar qëndrimin e saj dhe të tjerët duke e vënë në dyshim të qenurit e saj e hapur për një situatë të tillë në një program televiziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar të premten me…