Pse Leonardo DiCaprio nuk ishte i pranishëm në Oscars?

12 mars 2024 | 13:19

DiCaprio ka marrë pjesë në këtë event disa herë në të kaluarën, por shikuesit në shtëpi u habitën nga mos prania e tij, mbrëmjen e 10 marsit.

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “Killers of the Flower Moon” fitoi shumë nominime në Oscars, por vetë ai nuk ishte pjesë e eventit për të zbuluar rezultatet.

DiCaprio luajti së bashku me Robert De Niro dhe Lily Gladstone në filmin e Martin Scorsese, i cili fitoi 10 nominime mbresëlënëse në ndarjen e çmimeve Oscars, mbrëmjen e 10 marsit. Drama historike, e cila detajon hetimin për vrasjet e njerëzve të Osage, madje arriti një nominim në kategorinë e lakmuar të filmit më të mirë, por ende aktori kryesor DiCaprio nuk u pa askund.

Ylli 49-vjeçar nuk është i panjohur për Oscars, pasi më parë është nominuar disa herë për aktorin më të mirë dhe ka siguruar një fitore në kategori për rolin e tij në “The Revenant”. Si rezultat, DiCaprio ka marrë pjesë në këtë event disa herë në të kaluarën, por shikuesit në shtëpi u habitën nga mos prania e tij.

“A nuk është Leonardo DiCaprio në #Oscars?”, shkroi një shikues në rrjetin social X.

Mungesa e DiCaprios vjen pasi ai u la jashtë nominuarve për “Aktorin më të mirë” për rolin e tij në “Killers of the Flower Moon”, ku shumë fansa pretenduan se ai ishte ‘përçmuar’.

Një fans postoi: “Leonardo DiCaprio në Killers of the Flower Moon është aktori më i mirë në Oscar. Të mos nominosh është një shaka. Askush nuk i afrohet performancës së tij. Nuk është as afër.”

Megjithatë, ndërsa disa shikues spekuluan se ishte kjo arsyeja që e shtyu DiCaprion të shmangte Oscars mbrëmë, “Entertainment Tonight” ka raportuar se ai në fakt kishte një konflikt orari.

Oscars mund të jetë një nga netët më të mëdha në Hollywood, por DiCaprio ishte i zënë duke bërë atë që bën më së miri mbrëmë teksa po punonte për filmin e tij të ardhshëm Paul Thomas Anderson.

Në janar, Deadline raportoi se ne film do të luante DiCaprio së bashku me Sean Penn dhe Regina Hall.

Edhe pse DiCaprio nuk ishte në Oscars për të mbështetur Killers of the Flower Moon, aktori ka shprehur gjithmonë vlerësimet për atë film. Në një postim në Instagram muajin e kaluar, DiCaprio e përshkroi filmin si një “film të fuqishëm që lufton fshirjen e popujve, kulturës dhe komuniteteve vendase”.

“Është ai që të gjithë duhet të kenë mundësinë ta shohin,” shtoi ai.

10 nominimet e filmit tregojnë se njerëzit pajtohen se filmi është për t’u parë, por fatkeqësisht “Killers of the Flower Moon” nuk arriti të merrte një çmim të vetëm mbrëmë, që do të thotë se DiCaprio nuk do të ishte shfaqur në skenë edhe nëse do të merrte pjesë në Oscars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion ushtarak transportues i Rusisë është rrëzuar të martën…