Pse nuk do të duhej të paraqitej asnjëherë kriza energjetike në trevat shqiptare!

09 tetor 2021 | 23:49

Nga: Dip. Inxh. Xhafer Murseli

Sipas statistikave të enteve evropiane mbi lëndët e para energjetike dhe minerare, trevat shqiptare, shteti amë Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të pasura në Evropë për kokë banori me këto burime.
Vetëm Shqipëria posedon 2,987 miliardë barrel naftë (1 Barrel = 159 litër) dhe 3,019 m³ miliard gaz natyror, pa llogaritur burimet që janë ende në hulumtime të reja. Përpos këtyre burimeve konvencionale vendi posedon rrezatim shumë të lartë të diellit, zona me erë të fuqishme dhe shumë pasuri të ujërave për zhvillimin e energjisë regjeneruese.
Përpos burimeve primare energjetike vendi është shumë i pasur dhe i njohur edhe me minerare kromi, bakri, gipsi, qymyri, nikli, torfi, magneziumi, etj.
Po zbërthejmë vetëm një pasqyrë të thjesht matematikore vetëm për naftën e Shqipërisë duke i përjashtuar burimet tjera për një herë tjetër.
2,987 miliardë barrel naftë (1Barrel = 159 liter) x 159 litra = 474 miliardë litra.
Po të rafinohej kjo naftë dhe po të shitej e rafinuar vetëm një dollar për litër, vlera e kësaj nafte do të sillej: 474 miliardë litra x 1dollar / litër = 474 miliardë dollarë.
Burimi: https://www.schatzwert.de/…/bod…/bodenschaetze-albanien/
Po treva shqiptare të Kosovës:
Kosova njihet si kampion i pasurisë së Evropës me qymyr.
Pasuritë e saj me qymyr sillen rreth 14 miliardë tonë. Pos këtij burimi primar energjetik, posedon rrezatim të lartë për energji diellore, dhe zona të pasura me erë.

May be an image of outdoors
Përpos këtyre burimeve energjetike, Kosova është shumë e njohur dhe e pasur me minerare plumbi, zinku, argjendi, ari, nikli, boksiti, kobalti, hekuri, kadmiumi, magneziti, etj.
Po zbërthejmë vetëm një pasqyrë të thjesht matematikore vetëm për qymyrin e Kosovës, duke i përjashtuar burimet tjera për një herë tjetër.
Derisa në vitin e kaluar me datën 06.11.2020 në bursën botërore vlera e një toni qymyr sillej 52 dollarë për një ton, me datën 08.10.2021 vlera e një toni thëngjill në bursën botërore ishte 230 dollarë për një ton.
Meqë përmbajtja e energjisë kimike të lignitet është diku rreth dy herë më e vogël se te qymyrgurit, po supozojmë se ne do të shiteshim qymyrin si lëndë e parë 100 dollarë për një tonë. 14 miliardë ton qymyr x 100 dollar / ton = 1400 miliardë dollarë.
Po të frytëzohej qymyri për prodhimin e energjisë, dhe po të shitej një KWh për vetëm 0,1 dollar për KWh në tregun e berëzës së energjisë, vlera e qymyrit të Kosovës do të sillej diku rreth 4200 miliardë dollarë.

May be an image of 6 people

P.S.:
Nga kjo pasqyrë e shkurtër mbi burimet tona energjetike që posedojnë trevat shqiptare, parashtrohet pyetja: A do t’u vije shqiptarëve kriza energjetike për shkak të mungesës së burimeve energjetike në trevat tona, apo kriza e shqiptarëve janë politikanët kukulla të bandave të huaja dhe bandave vendase të demokracisë që iu dhuruan këtyre bandave pasuritë multimiliardëshe të popullit tonë.
Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe mos t’i lejojë tash e tutje bandat e politikës të shkatërrojnë pasuritë e tyre, ose duhet të pres mos po ngopën të pangopurit vet nga politika. E kjo i bie siç thotë populli “Prit gomar derisa të del bar”.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbaresë Gutaj është kandidate për asambliste e Lidhjes Demokratike të…