Pse sot asnjë fjalë për Hashim Thaçin?!

12 shtator 2022 | 21:10

Shkruan: Agron Hoti

Para 10 vitesh, pra më 12 shtator 2012, Kuvendi i Kosovës po i miratonte ndryshimet kushtetuese që po e përfundonin mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës së shpallur më 17 shkurt 2008.

Unë mund ta kuptoj pozitën aktuale që sa ishte në opozitë poshtëronte e kritikonte pavarësinë, NATO-n e SHBA-në, përfshirë mosvotimin në Kuvend të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, sepse e kishte luftë të pastër për pushtet edhe atë me çdo çmim, por nuk mund t’i kuptoj shokët/shoqet e Hashim Thaçit dhe partinë e tij që s’e marrin mundin ta bëjnë bile as edhe një postim të vetëm për njeriun kryesor të të gjitha zhvillimeve në Kosovë që nga viti 1998, e cili edhe sot po paguan çmim lirie në Hagë.

Drejtuesit të luftës dhe shpallësit të pavarësisë, siç historia do ta mbajë mend Hashim Thaçin, shtetet normale do t’i organizonin ceremonira lartësuese nga më të ndryshmet, e sidomos sot kur bëhen 10 vite të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. Po të mos i plotësonte kriteret Hashim Thaçi me shokë, mbikëqyrja do të vazhdonte ende. Pra, vetëm 4 vite pas shpalljes së pavarësisë, pra në kohën kur po qeveriste Hashim Thaçi, bota ishte bindur se Kosova i plotësonte kushtet për ta qeverisur veten.

Si të kuptohet kjo heshtje ndaj tij? Për kë po mbahet Hashim Thaçi me shokë në Hagë? Për këtë Kosovë, apo për kë?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Ferizaj është përkujtuar 25-vjetori i aksionit të parë…