PSG-ja befason Barcelonën, bën gati ofertën për Lewandowskin

21 qershor 2022 | 15:13

Humbjet financiare në sezonin e fundit për PSG-në kapën vlera të frikshme, por kjo nuk e frenon aspak klubin parisien në merkato.

Ekipi francez së fundmi mësohet se ka kërkuar informacione për situatën e Robert Lewandowskit. PSG-ja është në kërkim të një sulmuesi për të formuar një dyshe të fortë me Kylian Mbappe dhe drejtuesit po marrin në konsideratë dhe një afrim të mundshëm të polakut.

Barcelona është ndjeshëm e avantazhuar, por situata financiare mund të bëjë që PSG-ja të përfitojë dhe të bëjë një ofertë shumë më të mirë financiare që do të kënaqë edhe Bayernin për ta lënë të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…