PSG-ja, e hapur për të rinovuar me Ramosin

24 tetor 2022 | 16:15

Paris Saint Germain (PSG) dëshiron të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin me Sergio Ramos.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë me parisienët deri në vitin e ardhshëm, por klubi e duan më gjatë në ekip.

Sipas raportimit të “Le 10 Sport”, drejtuesit e kampionit francez, do t’i ofrojnë Ramosit mundësi për rinovim.

Spanjolli nuk e nisi mirë aventurën te gjiganti francez, por sezonin e dytë po tregon një formë të lartë.

Andaj edhe klubi duan ta mbajnë më gjatë pjesë të tyre.

Mbetet të shihet nëse do pajtohen të dy palët për të vazhduar bashkëpunimin e tyre edhe më gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola beson se Erling Haaland mund të thyejë rekordin…