PSG-ja fiton Superkupën e Francës

04 janar 2024 | 12:47

Paris Saint-Germain (PSG) e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024, duke fituar mbrëmë Superkupën e Francës pasi ka mposhtur Toulousen në finale.

“Parisienët” kanë shkëlqyer me një paraqitje fantastike për të fituar në fund me rezultat komod 2:0.

Pas vetëm tre minutave lojë, Kang-In Lee ka kaluar PSG-në në epërsi pas një asistimi të shkëlqyer të Ousmane Dembeles.

Tolouse kishin raste ta barazonin rezultatin përmes Suazo dhe Dalling, por të dytë kanë dështuar nga afërsia. Ishte Kylian Mbappe që ka dyfishuar epërsinë me një eurogol në minutën e 44-të. Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ku dy skuadrat kishin disa raste shënimi por larg finalizimit. Kësisoj PSG e ka ruajtur rezultatin deri në fund, duke e siguruar trofeun e parë për vitin 2024.

Ndërkohë, klubi francez mbetet në garë edhe për trofe të tjerë, si Liga e Kampionëve dhe Ligue 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistja nga Kosova e cila mbronë ngjyrat e kombëtares shqiptare,…