Futbollistja shqiptare transferohet te Baseli

04 janar 2024 | 12:42

Futbollistja nga Kosova e cila mbronë ngjyrat e kombëtares shqiptare, Qëndresa Krasniqi është transferuar te skuadra e Baselit.

Qëndresa Krasniqi te klubi futbollistik “Baseli” në Zvicër është transferua nga EP-Hajvalia, ndërsa firmosi kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Për Krasniqin nuk është hera e parë që do të paraqitet në kampionatin zviceran të futbollit. Ajo edhe më herët është paraqitur në periudha të ndryshme për klube zvicerane. Fillimisht luajti për Yverdonin nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe për Aaraun më pas. Për Aaraun shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje, kurse për Yverdonin në 84 ndeshje ka shënuar 17 gola.

Futbollistja Krasniqi për disa vite ishte edhe pjesë e Vëllaznisë së Shkodrës, dhe vazhdimisht është pjesë e kombëtares shqiptare në konkurrencën e femrave.

Qëndresa Krasniqi vlerësohet prej futbollisteve më të mira në Kosovë e Shqipëri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja çeke me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, do të…