PSG-ja, gati të rinovojë me Messin, shifrat do të jenë të pakrahasueshme

25 tetor 2022 | 11:35

Paris Saint-Germain (PSG) tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit.

Siç ka raportuar “Le Parisien”, klubi francez është gati të bëjë një ofertë të domosdoshme për të bindur argjentinasin, të cilit i skadon kontrata në qershor, të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Ideja është ajo e një kontrate vjetore, plus një tjetër opsionale. Dhe kushtet ekonomike të pakrahasueshme me klubet e tjera në botë.

Kujtojmë se javët e fundit nga Katalonja është thënë se Barcelona dhe Messi po planifikojnë një rikthim të mundshëm, por edhe opsioni MLS është një mundësi.

Messi këtë sezon është i magjishëm, ku në 15 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane po e planifikon rikthimin në futboll në një…