PSG-ja motivon Buffonin

28 gusht 2018 | 11:01

“Duket e pabesueshme, por ndihem shumë më mirë se para 5-6 vjetësh kur luaja për Juventusin”, ka qenë deklarata e portierit legjendar Gianluigi Buffon që, pas një jete me bardhezinjtë këtë verë, u transferua në Francë, ku luan për skuadrën kampione të PSG-së.

Në një intervistë për “France Football”, portieri italian shprehet: “Kam ndryshuar metodat e punës dhe mendoj se gjithçka vjen se këtu jam më i motivuar. Pasi kam jetuar për 40 vjet në Itali, nuk është e lehtë ta ndryshoj ritmin e jetës. Isha pak i shqetësuar pasi nuk e dija se si do të më prisnin lojtarët e tjerë. Te Juvja kisha krijuar një zonë qetësie dhe rehatie dhe për frikë apo për ndonjë arsye tjetër refuzoja të nisja një jetë të re, pasi më dukej e frikshme”.

Më tej, numri 1 i portës italiane thotë: “Më pëlqen t’i vë në lojë aftësitë e mia por, për sa i përket faktit se dua të jem kompetitiv, nuk trembem. Më pëlqen të përballem me vështirësitë dhe të provoj për t’i kaluar ato. Konkurrenca te PSG nuk më tremb, ndihem mirë me Areola dhe Trapp. PSG do të luajë rreth 60 ndeshje në sezon, ndaj është logjike që të jenë tre portierë titullarë dhe jo vetëm një”. Më tej, duke folur për jetën e tij të re në Paris, portieri 40-vjeçar shton: “Erdha në Paris ashtu sikurse vjen çdo lojtar tjetër. Kështu dua të më shohin e vlerësojnë të gjithë. Këtu gjeta një grup djemsh fantastikë dhe më pëlqen të ndaj me ta gjithçka në sport”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një prej femrave më të komentuara dhe ndjekura…