PSG-ja mposhti Atleticon

30 korrik 17:01

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur Atletico Madridin (3-2), në ndeshje e zhvilluar sot në Singapor në kuadër të International Champions Cup.

Francezët kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e Christopher Nkunku dhe Moussa Diabyt, kurse spanjollët u rikthyen në lojë duke barazuar rezultatin 2-2 me golat e shënuar nga Victor Mollejo dhe Bernede (autogol).

Ndërsa për fitoren e PSG-së u përkujdes në minutat shtesë Virgiliu Postolachi që realizoi për 3-2.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, në…