PSG-ja ndalet nga Reimsi

29 janar 2023 | 22:55

PSG-ja bën një tjetër ndalesë në Ligue 1, duke mos shkuar përtej një barazimi 1-1 ndaj Reims në  “Parc des Princes”.

Neymar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.

Sfida u komplikua 8 minuta më pas, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në VAR, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Në sekondat e fundit, ishte Balogun që shënoi golin e barazimit, duke u hequr dy pikë vendasve të Galtier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Poklek i…