PSG-ja ndalon edhe shitjen e fanellave të Mbappes

09 gusht 2023 | 16:14

Mes PSG-së dhe Kylian Mbappe nuk ka paqe, përkundrazi, vijon “lufta” e ftohtë në distancë. Së fundi, klubi francez ka hequr muralen e tij nga “Parku i Princave” ndërsa ka ndalur shitjen e fanellave nga dyqani fizik i klubit, për momentin fanella e kapitenit të Francës mund të blihet vetëm online.

Më herët Mbappe nuk u përfshi në fazën përgatitore ndërsa vijon të stërvitet i diferencuar. Lojtari pak kohë më parë njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale që i skadon në 2024, një vendim që nuk është pritur mirë nga stafi drejtuesit e PSG. Pavarësisht se i kanë të gjithë detajet kundër, PSG-ja nuk heq dorë nga kërkesa e tyre prej 250 milionë euro për të lënë të lirë Mbappe.

Reali Madrid, klubi i destinuar për Mbappe, nuk nxitohet, por po pret me qetësi të kalojë koha, të vetëdijshëm se në një moment edhe sheiku Al Khelafi do të thyhet, historia ka treguar se në të raste të ngjashme fiton gjithnjë vullneti i lojtarit. Situata me Mbappe ka shqetësuar shumë edhe trajnerin Luis Enrique, por klubi francez i ka bërë këtë të martë një tjetër dhuratë, të gjithë mediet bashkohen në një pikë, Ousmane Dembele është lojtari më i ri i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka shtuar Ragmi Mustafin,…