PSG-ja në ‘hall’, Messi në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Bayernit  

10 shkurt 2023 | 11:41

Pak ditë përpara ndeshjes me Bayern Munchen, e vlefshme për fazën e 1/8 në Ligën e Kampionëve, në shtëpinë e PSG-së janë në ankth për gjendjen e Leo Messit.

Kampioni i Botës pësoi një lëndim në kofshë gjatë ndeshjes kundër Marseille në “Velodrome’ duke bërë që “pleshti” të parkojë në bokse.

E sigurt është që Messi do të mungojë në sfidës e radhës në Ligue 1, atë kundër Monacos, por prezenca e tij vihet në dyshim të fortë edhe për ndeshjen kundër Bayern. Mungesa e tij do të ishte një goditje e fortë për PSG-në që në këtë përballje të parë me Bayernin duhet të bëjnë llogaritë edhe pa Kylian Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 shkurt, kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit,…