PSG-ja rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

14 nëntor 2018 | 16:34

Skuadra e Paris Saint-Germain rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve për shkak të kontratave të sponsorizimit, të nënshkruara me institucionet e Katarit. Lajmi është bërë i ditur nga “L’Equipe”.

Nëse deri më tani problemi ka ngërthyer marrëveshjet e nënshkruara pas vitit 2015, Dhoma e Gjykimit të UEFA-s ka vendosur të kontrollojë edhe ato më herët. Më konkretisht, bëhet fjalë për sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015.

Qershorin e kaluar, lidershipi i klubit parizien pati një takim me UEFA-n, në të cilin mori vendimin për të reduktuar 37% të këtyre kontratave të nënshkruara nga viti 2015 e në vazhdim, veçanërisht ato që lidhen me Autoritetin e Turizmit të Katarit, raporton “telesport”. Nuk pati sanksione për PSG-në, me kusht që ky klub ta përmbante defiçitin e tij nën 30 milionë euro. Një vendim i rishikuar plotësisht nga UEFA, e cila më 3 korrik njoftoi synimin e saj për t’i rishikuar llogaritë e parizienëve. Këta të fundit, pastaj iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Tashmë, në vitin 2014, PSG është sanksionuar me bllokim të merkatos. Një ndëshkim i përsëritur për të njëjtat arsye do të çonte në largimin e pashmangshëm të kampionëve francezë nga Champions-i. Gjithmonë, nëse gabimet e gjigantëve të Ligue 1 konstatohen dhe konfirmohen. Nën “lupë”, natyrisht, janë edhe shpenzimet faraonike për blerjen e Neymar dhe Mbappe, të cilat i kushtuan PSG-së një total prej 402 milionë euro, e plotësuar nga pagat e tyre me “pesë yje”. Një luks që mund të çojë në ndëshkimin ekstrem, përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka ftuar për një takim…