PSG-ja ruan Neymarin dhe Mbappen për Ligën e Kampionëve

24 nëntor 2018 | 10:29

Me fushatën për titullin në Francë që është në rrugën e duhur, Paris SG nuk do të rrezikojë ta përkeqësojë gjendjen fizike të dy prej futbollistëve kryesorë, duke i kursyer në fundjavë.

Braziliani Neymar dhe kampioni i botës Kylian Mbappe nuk do të luajnë të shtunën, në impenjimin që parashikon Liga 1, për shkak të një ndeshjeje më të rëndësishme kundër Liverpoolit. Trajneri Thomas Tuchel parashikoi mungesën e tyre duke fokusuar gjithçka në Ligën e Kampionëve. “Nuk janë në gjendje të rëndë, por nuk do të rrezikojmë me Neymarin dhe Mbappen”, ka thënë tekniku i parizienëve.

Praktikisht të shtunën, dy sulmuesit që “mbjellin” panik në prapavijat e kundërshtarëve në thuajse çdo ndeshje, nuk do të jenë në javën e 14 të kampionatit francez ndaj Toulouses. Ideja për t’i dhënë më tepër kohë rikuperimit të tyre u ndikua nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, Paris SG duhet ta riformatojë repartin ofensiv në sfidën e afërt. “Pa këta dy sulmues ndryshon gjithçka, por nuk është hera e parë. Kemi gjetur zgjidhje edhe në të kaluarën, sepse kemi futbollistë të mëdhenj që duhet të tregojnë se janë gati”, ka deklaruar Tuchel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmundi e ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga…