Publikohet kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

19 janar 2018 | 11:02

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka bërë publike kontratën mbi 1 mijë faqe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

MZhE-ja kishte premtuar se kontrata do të publikohej menjëherë pas nënshkrimit, por Lluka në një konferencë për medie ka shpjeguar se kanë pritur miratimin me shkrim nga kompania “Contour Global” që kontrata ta bëhej publike.

Ai ka thënë se kontrata do të jetë publike në të gjitha format dhe e qasshme për të gjithë.

Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, ministri Lluka ka thënë se nuk mund të flitet sesa mund të jetë çmimi i rrymës.

Obligimet e 1Qeverisë së Kosovës sipas tij, janë që të furnizimi me thëngjill dhe ujë, por nuk do të ketë obligime financiare u zotua ai, raporton “Ekonomia online”.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të publikojë dokumentet që ndërlidhen me ofertimin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe procesin e privatizimit të KEDS-it.

Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.

Ajo është nënshkruar më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe parasheh investimi prej 1.3 miliard euro duke vënë në funksion njësinë e re prej 500 megavatesh brenda një periudhe katërvjeçare.

Për të parë kontratat komerciale të projektit”Kosova e Re” kliko në: http://mzhe-ks.net/sq/kontratat-komerciale-te-projektit-tc-kosova-e-re#.WmHB3K6nHct.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sabri Kiçmari Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së…