Publikohet lista e Kosovës U17 për Kampionat Mesdhetar

07 shkurt 2025 | 16:11

Është publikuar të premten lista e zgjeruar e hendbollisteve të Përfaqësues U17 të Kosovës, që do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.

Në listën e zgjeruar janë 22 lojtare, ndërsa lista finale do të publikohet ndërkohë. Grumbullimi i Kosovës U17 bëhet të dielën, më 9 shkurt, në Onix SPA në Banjë të Pejës. Përgatitjet e përbashkëta do të zhvillohen deri më 15 shkurt.

Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, por në listë ka edhe hendbolliste të klubeve evropiane.

Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi.

Kombëtarja jonë do të garojë në Grupin A, bashkë me Kroacinë, Malin e Zi, Sllovakinë, Tunizinë, Italinë e Turqinë.

Në Grupin B janë Serbia, Rumania, Spanja, Algjeria, Greqia, Qipro e Sllovenia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka analizuar fushatën e…