Publikohet lista e Kosovës U19 në hendboll

15 qershor 2023 | 15:14

Hendbollistet e Përfaqësues U19 të Kosovës do të grumbullohen të hënën në Gjakovë. Në ekipin e gjerë janë ftuar 23 hendbolliste, ndërsa gradualisht do të selektohet ekipi final që do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Kampionati Evropian do të mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Kosova është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.

Përfaqësuesja U19 përbëhet nga lojtare të skuadrave tona dhe lojtare të klubeve evropiane. Janë ftuar hendbolliste që bëjnë karrierë në Norvegji, Zvicër dhe Suedi.

Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime deri më tani.

Shtabi teknik do të përbëhet nga selektori Agron Shabani, kryetrajneri i Kombëtares U19, Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli.

 

Lista e lojtareve

Emri Mbiemri Klubi
Agnesa Hysa KHF Vushtrria
Angjelina Krasniqi Aker Topphåndball NOR
Arjeta Imeraj KHF Jusuf Gërvalla
Aulona Maloku KHF Samadrexha
Blernarda Bytyqi KHF Istogu
Bora Zejnullahu KHF Vëllaznimi
Daorsa Bici Langhus J07 NOR
Elisa Mirdita  SPONO EAGLES SUI
Elsa Kongjeli KHF Ferizaj
Ermira Berisha KHF Prishtina
Fatime Basholli KHF Samadrexha
Jonesa Bajrami KHF Shqiponja
Maloku, Arlinda KHF Samadrexha
Marisa Berisha KHF Shqiponja
Mirjeta Dinolli KHF Ferizaj
Orgesa Gola KHF Shqiponja
Rinesa Abdullahu Flint Tønsberg Håndball NOR
Selvije Mullakadrija KHF Vëllaznimi
Shijesa Zeneli KHF Ferizaj
Arona Krasniqi KHF Prishtina
Sara Gjergjaj HSG Nordwest/ SUI
Adea Rushiti Toten Håndballklubb NOR
Ariona Dushinca Anderstorps SK SWE

Stafi i Kombëtares U19

Emri Mbiemri
Agron Shabani – Selektor
Granit Sahiti – Kryetrajner
Fatmire Basholli – Trajnere
Elmira Gërguri – Fizioterapeute

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa ditë që aktorja e ish-banorja e “BBVA”, Olta…