Publikohet orari i plotë i ‘play-off’-it të Superligës në basketboll

08 prill 2025 | 13:20

Faza vendimtare e ProCredit Superligës fillon tani. “Play-off”-i i ProCredit Superligës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël në tribuna dhe sfida të bukura në parket. Çdo ndeshje do të jetë më e rëndësishme se tjetra, ku gabimet nuk lejohen.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar direkt Bashkimi dhe Trepça, derisa në çerekfinale do të përballen vendi i tretë me të gjashtin, Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe i katërti me të pestin, Golden Eagle Ylli-Peja. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, derisa më pas, skuadra që shënon tri fitore kalon në finale. Për të fituar titullin duhen katër fitore.

Orari i “play-off” – Procredit Superligës

Çerekfinalet I
E mërkurë, 9 Prill  Sigal Prishtina-Vëllaznimi
E enjte, 10 Prill Golden Eagle Ylli-Peja

Çerekfinalet  II
E shtunë 12 Prill Vëllaznimi-Sigal Prishtina
E diel 13 Prill Peja-Golden Eagle Ylli

Çerekfinalet III
E mërkurë 16 Prill 3-6
E enjte 17 Prill 4-5

Gjysmëfinalet I
E shtunë 19 Prill
E diel 20 Prill

Gjysmëfinalet II
E mërkurë 23 Prill
E enjte 24 Prill

Gjysmëfinalet III
E shtunë 26 Prill
E diel 27 Prill

Gjysmëfinalet  IV
E mërkurë 30 Prill
E enjte 1 Maj

Gjysmëfinalet V
E shtunë 3 Maj
E diel 4 Maj

Finalja I
E mërkurë 7 maj

Finalja II
E diel 11 maj

Finalja III
E mërkurë 14 maj

Finalja IV
E diel 14 maj

Finalja V
E mërkurë 21 maj

Finalja VI
E diel 25 maj

Finalja VII
E mërkurë 28 maj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është shprehur e bindur se…