Publikoi foto me armë në TikTok, policia i shkon te shtëpia të dyshuarit nga Rahoveci

09 prill 2024 | 09:43

Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale në TikTok është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet me dije se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10 në Denja të Rahovecit.

Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale Tik-Tok, është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit mashkull kosovar, ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me  katër copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i…