Pulisiq: Derbi është shansi për të zbuluar nëse jemi më të fortë se Interi

14 shtator 2023 | 13:47

Një nga afrimet e kësaj vere te Milani është Christian Pulisic. Lojtari amerikan ka shkëlqyer që në ndeshjet e para. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ai ka folur për derbin e fundjavës ndaj Interit, që do të luhet të shtunën në orën 18:00.

“Kam luajtur në disa nga stadiumet më të mira në botë, por San Siro është një nga më mbresëlënësit. Më kujtohet gjithashtu atmosfera kur luajta këtu si kundërshtar, ishte e pabesueshme. A jemi më të fortë se Interi? Le të themi se një derbi është mundësia perfekte për ta zbuluar. Një ëndërr për derbin? Të shënoj gola, si çdo sulmues. Ose të jap një asist, gjë që është gjithmonë e bukur. Dua të luaj derbin dhe më pas mezi pres Champions League.n E kemi nisur në mënyrë të shkëlqyer, e di që do të bëjmë më të mirën dhe dua të fitojmë, gjë që në fund është gjithmonë gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Pulisiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Politico”,…