Punëtorët e Postës marrin pagat

09 qershor 2021 | 11:48

Posta e Kosovës ka njoftuar se ka ekzekutuar pagat për një pjesë të punëtorëve të saj.

Sipas njoftimit, pjesa e tjetër do të bëhet në një afat të shkurtër.

“Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv i Postës së Kosovës, z. Rafet Jashari, një ditë pas marrjes të detyrës më qershor, ka arritur të ekzekutojë pagat e punëtorëve me kohë (kategoria gradat 1-5), si dhe është duke punuar intensivisht së bashku me menaxhmentin e PK-së që brenda një afati shumë të shkurtër të ekzekutojë pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve. Fokus kryesor i ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në krye të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje publike, do të mbetet stabiliteti financiare i saj”, theksohet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, në…