Punëtorët teknikë të QKMF-së në Prishtinë në grevë, qeveria s’ua paguan shtesat

14 dhjetor 2020 | 08:15

Rreth 2 000 punëtorë teknikë në spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare kanë hyrë në grevë pas mosrealizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, raporton EO.

Kërkesës për grevë i janë përgjigjur edhe punëtorët e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë. Ata kanë bojkotuar punën dhe janë mbledhur në korridorin e kësaj qendre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

“Në këtë grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti…