Pupovci: Ka paqartësi tek udhëzuesi për hapjen e kopshteve dhe çerdheve

01 qershor 2020 | 11:39

Dje me vendim të ri të qeverisë është vendosur që nga sot të vazhdohet me fazën e tretë të hapjes.

Në këtë fazë është paraparë që të hapen edhe kopshtet dhe çerdhet publike dhe private për moshat 0 deri në 5 vjeç.

Lidhur me këtë për të marrë më shumë informacione “klankosova.tv” e ka kontaktuar ekspertin e arsimit, Dukagjin Pupovcin.

Pupovci ka thënë tek udhëzuesi i hapjes i publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), nuk dihet se cila duhet të jetë distanca mes fëmijëve, sa duhet të jetë një grup i madh.

“Hapja është vendosur të bëhet në bazë të kritereve shëndetësore. Nëse institucionet shëndetësore kanë vendosur që të hapen, atëherë ju takon atyre. Paqartësia është tek udhëzuesi për hapjen e kopshteve dhe çerdheve. Ky manual që ka dalë dje është përpiluar nga UNICEF-i dhe aty mungon qartësimi se sa duhet të jetë distanca mes fëmijëve, sa duhet të jetë madhësia e një grupi. Cilat duhet të jenë masat mbrojtëse? Këto paqartësi kanë bërë që kopshtet publike të mos hapen”, ka thënë Pupovci.

Ai ka thënë se në aspektin pedagogjik duhet të abstenojnë nga disa aktivitete.

“Në aspektin pedagogjik fëmijët nuk duhet të përzihen me grupe të tjera. Edukatoret duhet të kujdesen të ruajnë dhe të menaxhojnë mirë grupin”, ka thënë Pupovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka bërë me dije se…